Petë me miell misri dhe presh (pispili)

Receta 1-2 gota uji me miell misri 5-6 presh me gjethet 1 gotë uji me qumësht 100 gr djathë të bardhë 1 kokërr vezë +1 të verdhë veze kripë Vaj ulliri Pasi i kemi larë preshët, i grijmë imët dhe i skuqim me vaj ulliri. Kur të jenë zbutur plotësisht, shtojmë qumështin, vezën, djathin e…

Lakror me lëpjetë me kulaçka

Receta 500 gr lëpjetë 1 gotë qumësht1 lugë gjelle miellvaj ulliri, kripë Pasi kemi larë lëpjetët i grijmë dhe i shtypim me duarI vendosim në zjarr me vaj ulliri, shtojmë qumështin me miellin, e lemë të ajkoset pak dhe e heqim nga zjarri. Për brumin2-3 gota uji miell1 filxhan kafe vaj misri1 vezëpak kripëujë të…

Thjerrza (gjellë)

Receta Thjerrza 300-400 gr 1 qepë e madhe 1 karotë 1 spec I kuq 1 thelpi hurdhër 2 lugë gjelle salcë domate Mish ose lëng mishi Grijmë imët qepën, dhe e skuqim lehtë së bashku me mishin, specin, karotën, (hurdhër sipas dëshirës) kripë, piper dhe në fund shtojmë thjerrzat e pastruara dhe të lara mirë…I…

Komposto Molle 🍏🍎

Sipas sasisë që do bëni llogaritni masat Për 4 litra ujë 1.5 kg sheqer dhe 1 lugë çaji limontoz Mollë sa të keni Ujë Sheqer Limontoz Në fillim lajmë mollët, i presim në thela dhe i qërojmë nga farat I vendosim në kavanoza, ju hedhim ujë për të marrë masën e saktë, dhe e derdhim…

Perime në furrë

Receta.mish vici sipas personave3 kokrra qepë 3 patëllxhan 3 speca jeshile3 kokrra patate3 domate të kuqe4-5 kunguj të vegjël 2 karota mesatare 2-3 thelpi hurdhëra kripë,piper,majdanoz,rigon Pasi kemi larë perimet, fillojmë grijmë në fillim qepën në gjysmë rreth, dhe e kavërdisim së bashku me mishin shtojmë këtu dhe specat i rrotullojmë dy tre herë sa…

Kek me manderina🍊🍊

500 gr miell që fryhet vet 4 vezë të freskëta 2 filxhan kafe sheqer 1 gotë uji me lëng manderinash 1 filxhan kafe rrush të thatë 1 filxhan kafe me arra 1 filxhan kafe vaj misri 1 filxhan kafe qumësht Përgatitja Në një enë qelqi rrafim vezët me sheqerin derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë…

Kek me luleshtrydhe dhe banane!

Receta 500 gr miell që fryhet vetë 4 kokrra vezë 1 gotë uji sheqer 2 filxhan kafe me qumësht 1 filxhan vaj misri (ose gjalpë) 1 banane 100 gr rrush të thatë disa luleshtrydhe (7-8 copë) Në fillim rrafim vezët me sheqerin, shtojmë qumështin, vajin ose gjalpin Grijmë imët bananen dhe luleshtrydhet, dhe ju hedhim…

Paluze e kuqe

Për këto tasa, unë kam pěrdorur : 1 gotë uji niseshte 1 gotë uji sheqer 4-5 gota ujë 1 lugë gjelle gjalpë Në një enë tresim niseshten me ujë.Në një tigan të thellë hedhim gjalpin dhe skuqim sheqerin derisa të bëhet si karamel, shtojmë niseshten e tretur me ujë, (kujdes mos digjeni se hedh spërka)…

Spinaq me vezë sipër!

Për 4-5 persona 1 kg spinaq 5-6 vezë të freskëta 1 pako pana kuzhine 100 gr 100 gr djathë i bardhë 100 gr djathë pice 3 gota uji qumësht 1 lugë gjelle miell ose niseshte Kripë, piper, vaj ulliri Pasi e kemi larë mirë spinaqin, e grijmë dhe e hedhim në një tavë me vaj…

Kek me fruta të thata

Receta 500 gr miell (që fryhet vetë) 4 kokrra vezë 1 filxhan kafe vaj misri 1 filxhan kafe gjalpë 1-2 filxhan kafe sheqer 1 filxhan kafe mjaltë 1-2 filxhan kafe qumësht 100 gr arra 100 gr rrush të thatë 100 gr boronica të thata Në një enë qelqi hedhim vezët (të pa ndara) me sheqerin,…

Makarona petë me mish pule dhe perime

Receta 500 gr makarona petë mish pule sipas personave 2 qepë të thata, një e kuqe një e bardhë 1 karrotë 10 domate të vogla (qershi) 1 presh pa gjethet 2 speca jeshil + kuq kripë, piper,vaj ulliri Né fillim ziejmë pulën me ujě dhe kripë.Ndajmë thelat e pulës veç. Në një tigan me vaj…

Supë me kos dhe mëlçi!

Për këtë lloj supe, përdorim mëlçi viçi, qëngji, ose pule. Receta 200 gr mëlçi 2 gota kos 2 kokrra vezë 1 lugë gjelle miell kripë, piper, majdanoz pak gjalpë, pak vaj ulliri Në qoftë se supën do e bëjmë me mëlçi pule, i skuqim direkt, kurse mëlçitë e viçit dhe qëngjit i ziejmë më parë….

Turshi e përzier me perime bio👌

Me ardhjen e stinës së Vjeshtës, fillojmë përgatitjen e turshive, të cilat i pěrdorim gjatë Dimrit, si shoqëruese të shumë gatimeve si fasulet, supat, dhe atyre me bazê mishin, etj. Për kětë recetë duhen : 1 lakër e bardhë e madhe 1-2 kg domate jeshile 5 copë speca jeshile dhe 5 të kuqe 1 kg…

Rehani Rrushi!

Rehania është një pije tradicionale e krahinës së Skraparit. Ajo bëhet me thana, kumbulla të egra, dhe rrush.Unë po ju tregoj, mënyrën tradicionale dhe primitive të bërjes së rehanisë rrushit, ashtu si e kanë bërë gjyshërit tanë, brez pas brezi… Për rehani, rrushi nuk duhet shumë i ëmbël, por të jetë i pjekur mirë Pasi…

Speca me gjizë!

Specat me gjizë, janë një gatim që preferohet shumë. Por jo të gjithë dinë ti përgatisin ato. Kur i përgatisnin gjyshet tona specat me gjizë, i vendosnin në enë druri (talër quhej), dhe rronin deri në Pranverë, kur hapej ena, të kënaqte era e specave… Përgatitja Gjiza duhet të jetë e kripur dhe e thatë,…

Marmalatë fiku

Meqënse është koha e fiqve, kam përgatitur një marmalatë fantastike me fiq të bardhë. Fiqtë duhet të jenë të pjekur dhe shumë të ëmbël. Receta 5 kg fiq 2.5 kg sheqer 2 gota ujë 1 lugë kafe limontoz ose lëngun e një kokrre limoni Përgatitja Pasi i kemi larë fiqtë ju heqim bishtin dhe nuk…

Oriz me domate (gjellë)

Receta 2 filxhan kafe Oriz 2 qepë të thata 2 speca jeshile 4 – 5 kokrra domate të kuqe vaj ulliri ose gjelle kripë, piper, rigon Grijmë imët qepět dhe specat, dhe i kavërdisim në një tenxhere me vaj ulliri derisa të vyshken, në këtë moment shtojmë domatet e grira të cilave ju kemi hequr…

Speca me gjizë në furrë

Përgatitja Pasi i kemi larë dhe pastruar specat nga farat, ju hedhim pak fare kripë, pastaj fillojmë i mbushim me gjizë I rreshtojmë në një tavë, me pak vaj ulliri, dhe i fusim në furrë në 200 gradë I pjekim mirë nga të dyja anët, dhe i servirim të shoqëruara me sallatë të stinës…Ju bëftë…

Domate të konservuara!

Receta 10 kg domate kripë kokërr madhe (aq sa duhet) 1 filxhan kafe sheqer 2 filxhan kafe vaj ulliri rigon Pasi i kemi larë domatet, i vendosim në një enë, dhe ju hedhim ujě të nxehtë që tju heqim cipën.Pastaj i shpojmë me majë të thikës, dhe i shtrydhim lëngun dhe farat. I grijmë me…

Bukë Shtëpie!

Receta 1 kg miell normal 2 gota ujě të vakët 1 filxhan kafe vaj 1 gotë qumësht të vakët 5 gr maja buke ose 1 lugë kafe plot Kripë, pak sheqer Në një enë hedhim, qumështin, ujin, vajin, kripën sheqerin,majaně dhe i përzjejmë të gjitha me tel kuzhine, pastaj hedhim miellin, duke bërë një brumë…

Salcë makaronash me domate dhe patëllxhan

Receta 5 kg domate të pjekura natyralisht 2 kg patëllxhan 1 kokërr hurdhër e thatë 0.5 kg Vaj ulliri Borzilok i freskët Kripë,piper,rigon Në fillim ju heqim cipën domateve me ujě të nxehtë, i shpojmě pak tek maja dhe ju shtrydhim lëngun dhe farat, pastaj i grijmě me thikë (jo në rende se běhen lëng)…Pasi…

Komposto thane

Receta Thana Sheqer Ujë Limontoz Pasi i kemi larë dhe hequr bishtat thanave, i mbushim nëpër kavanoza. Pastaj ju hedhim ujë sipër, dhe i derdhim përsëri, që të marim masën e saktë për shurupin. Llogarisim për 1 lt ujë 500 gr sheqer dhe 1 lugë kafe limontoz, se e ndihmon të ruaj ngjyrën. Pasi e…

Supë me domate (e ftohtë)

Supë verore me domate Receta Për 3-4 persona 1 kg domate 3 speca jeshile 2 kastraveca 2 thelpi hurdhëra 2 qepë të njoma (ose një e thatë) kripë, piper, rigon vaj ulliri Pasi i kemi larë perimet, i presim në copa, dhe i vendosim në blender. Shtojmë, kripën, piperin, rigonin, vajin e ullirit, dhe supa…

Gjethe rrushi të konservuara!

Përgatitja Vendosim në zjarr një enë me ujë dhe kripë. Pasi i kemi larë gjethet e rrushit, i fusim pjesë-pjesë, në ujin me kripë që valon, i kthejmë në krahun tjetër, pastaj i heqim dhe i lemë të hapura në një tepsi. Veprojmë kështu, derisa ti mbarojmë të gjitha gjethet. Tek uji i gjetheve, hedhim…

Oriz me perime!

Receta për 4 persona 2-3 gota uji oriz 2 lugë gjelle gjalpë +2 lugë vaj ulliri 3-4 qepë të njoma 1-2 karota 1 gotë uji bizele 10 domate të vogla (qershi) 2 copë tranguj turshi 10 kokrra ullinj 1 kubik pule magi ose galina majdanoz, kripë, piper pak djathë parmixhan Në fillim grijmë imët, karotat,…

Kek me luleshtrydhe🍓🍓

Kek Receta  500 gr miell që fryhet vetë 4 kokrra vezë  1 gotë uji sheqer 2 filxhan kafe kos 100 gr rrush të thatë 1 filxhan kafe vaj misri luleshtrydhe të freskëta sheqer pluhur  Hedhim në një enë vezët, sheqerin, dhe i rrafim derisa të bëhen si shkumë, pastaj shtojmë me radhë, vajin, kosin, duke…

Supë krem me brokoli dhe spinaq! 

Receta 2 boçe brokoli 2 patate mesatare 2 kunguj të vegjël 300-400 gr spinaq vaj ulliri, kripë, piper I vendosim perimet për të zjerë, në një enë me avull. Pastaj i fusim në blender, së bashku me ujin, duke shtuar disa gjethe spinaq të fresketa (të gjalla) per ngjyrë. Shtojmë, kripë, piper, vaj ulliri dhe…

Omletë me spinaq dhe vezë! 

Omletë Receta 500 gr spinaq 100 gr djathë të bardhë  1 pana kuzhine 100 gr 1 gotë uji me qumësht 100 gr proshutë  kripë, piper, vaj ulliri  Pasi kemi larë spinaqin, e grijmë dhe e vendosim në një tigan me vaj ulliri, e lemë pak sa të vyshket. Në një enë, perzjejmë djathin e thërrmuar…

Byrek me qepë të njoma dhe gjizë! 

Byrek me kulaçka, me qepë të njoma dhe gjizë  Receta e brumit 2-3 gota uji miell 1 filxhan kafe vaj misri ose gjelle 1 kokërr vezë  kripë, ujë të vakët  E zemë brumin me miell, vaj, vezë, kripë dhe ujë të vakët. Duhet të dali një brumé i buté. E mbulojmë, dhe e lemë té…

Dredhanik me presh! 

Receta e brumit 400 gr miell 1 vezë 1 filxhan kafe vaj misri kripë ujë të vakët sa të mari Zem brumin, me miell, vezë, vaj, ujë të vakët, kripë, dhe e lemë të pushojë pak minuta. Përgatitja e gjellës 1 kg presh 1 gotë uji me qumesht 100 gr djathë të bardhë 1 lugë…

Kek me portokall! 

Kek Receta  500 gr miell që e ka sodën vetë 200 gr sheqer 150 gr gjalpë  3 kokrra vezë  1 gotë uji me lëng portokalli 2 filxhan kafe qumësht  1 filxhan kafe rrush të thatë   Në fillim, rrafim vezët me sheqerin, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë qumështin, lëngun e portokallit, dhe gjalpin e…

Makarona pene me brokoli në furrë! 

Receta  Makarona (pene) 500 gr  5 kokrra vezë  2 brokoli ose 200 gr 100 gr djathë kackavall ose parmixhan te grirë 1 pana kuzhine 100ml  1 gotë qumësht  kripë, piper  Në fillim zjejmë makaronat pak fare, jo sikur do i hamë…I kullojmë dhe i lemë mënjanë. Zjejmë dhe brokolin me avull (jo të qullet). Në…

Tiramisu klasike! 

Tiramisu (ëmbëlsirë) Receta 1 pako biskota savojardi 500 gr mascarpone 4 kokrra vezë fshati 300 ml pana të ëmbël për torta kafe ekspres kakao pluhur 4-5 lugë gjelle sheqer Në fillim ndajmë të bardhat e vezëve veç, dhe i rrahim me rrahës elektrik, derisa të mos bien nga ena. Pastaj rrahim të verdhat e vezëve…

Spinaq me vezë dhe proshutë! 

Duhen 1 kg spinaq 100 gr djathë i bardhë Disa feta proshutë (6-7 copë) 6-7 kokrra vezë (sipas personave) 1 pako krem pana (për makarona) 2 filxhan kafe qumësht djathë pice të grirë në rende 1 lugë gjelle niseshte vaj ulliri, kripë, piper Pasi e kemi larë spinaqin, e grijmë imët dhe e vendosim në…

Patate pure me presh në furrë! 

Pure patatesh me presh në furrë Receta 1 kg patate të ziera 5 -6 copë presh pa gjethet 3 gota uji me qumësht 5 kokrra vezë 100 gr proshutë 50 gr djathë të bardhë ose 1 copë 100 -200 gr djathë mocarela 10 domate te vogla (qershi) vaj ulliri, kripë, piper, rigon Ne fillim ziejmë…

Lakror me spinaq me kulaçka

Lakror me spinaq! (Një recetë që nuk tregon pikë yndyre) Receta 500 gr spinaq 2 gota qumësht 1 lugë gjelle miell pak djathë të bardhë vaj ulliri, kripë Pasi e kemi larë spinaqin, e grijmë dhe e shtypim me duar E vendosim në zjarr me vaj ulliri, shtojmë qumështin me miellin, djathin e thërrmuar, e…

Qofte me lëng!

Receta 200 gr mish i grirë 2 kokrra vezë 2 kokrra qepë 2 hurdhra të njoma ose të thata 2 feta bukë e njomur në ujë kripë,piper,rigon,majdanoz,selino Grijmë imët qepët dhe hurdhërat dhe i përzjejmë me mishin, shtojmë bukën e njomë, duke e shtrydhur me duar, hedhim vezët dhe të gjitha erëzat, kripën, i përzjejmë…

Shëndetlli!

#Shendetlli Nje embelsire Tradicionale Shqiptare! Receta. 500 gr miell per embelsira (e ka vete soden) 100 gr sheqer 200 gr mjalte ose 5-6 luge gjelle 6 kokrra veze +1 te verdhe per lyerje siper 250 gr arra 200 gr gjalpe Per sherbetin 3.5 gota uji me sheqer 4 gota uje Ne fillim rrafim vezet me…

Kek me mjaltë dhe fruta

Duhen 2-3 gota uji me miell per embelsira (qe fryhet vete) 1 gote uji sheqer 4 kokrra veze 1 filxhan kafe vaj 4 luge mjalt 4 luge gjalp nje dore stafidhe rrushi nje dore arra te shtypura 2 filxhan kafe qumesht 1 banane Fillojme rrahim vezet me sheqerin derisa te behen si shkume.Pastaj shtojme me…

Lazanja (Lasagna)

Lazanja (recetë Italiane) Duhen 1 pako lazanja (unë për këtë tavë kam përdorur 16 petë) 4X4 lartësi. djathë parmixhan ose kaçkavall Për salcën e kuqe (ragu) 200-300 gr mish i grirë gjys gote uji verë të kuqe 2 qepë të thata 2 karota 5-6 domate të freskëta 3-4 lugë gjelle salcë domate (lëng) kripë, piper,…

Domate të mbushura (turshi)

Domate turshi! Duhen domate jeshile sa të doni Për mbushje 1 lakër e bardhë (xherkë) 1 lulelakër 3-4 speca jeshil dhe të kuq 2 karota kripë, piper, majdanoz, rigon zemrat e domateve 1 kokërr hurdhër vaj ulliri Në fillim përgatisim shëllirën me kripë kokërr madhe, e zjejmë ujin dhe lem të ftohet, (kripën hidheni sipas…

Ëmbëlsirë

Një ëmbëlsirë me fruta të freskëta Për këtë ëmbelsirë duhen: 1 lt qumësht 2 kokrra vezë të plota + 1 të verdhë veze 2 filxhan kafe sheqer 1 lugë gjelle miell + 2 lugë niseshte 1 pako biskota (c’do lloj) krem pana për torta fruta të ndryshme të stinës vanilje Fillojmë duke rrahur vezët me…

Speca gogozhare!

Gogozhare Receta 2 kg speca të kuq 6 gota ujë 1 gotë uji uthull molle ose rrushi 3 lugë gjelle kripë (kokërr madhe) 3 lugë gjelle sheqer gjethe dafine piper i zi kokërr vaj ulliri hurdhëra sipas dëshirěs Pasi i kemi larë specat, ju heqim bishtin dhe farat. Përgatisim lëngun me ujë, uthull, kripë, sheqer,…

Tasqebap!

Tasqebap, një gatim tradicional. Receta për 4 persona 500 gr mish viçi tul 2 qepë të thata 1 lugë gjelle miell 1 lugë gjelle salcë 2 kokrra domate kripë, piper, vaj rigon, gjethe dafine 2-3 lugë gjelle verë të bardhë Në fillim, presim mishin në kubik, dhe i japim një skuqje të lehtë, me vaj…

Ëmbëlsirë me krem dhe fruta!

Një ëmbëlsirë me fruta të freskëta Për këtë ëmbelsirë duhen: 1 lt qumësht 2 kokrra vezë të plota + 1 të verdhë veze 2 filxhan kafe sheqer 1 lugë gjelle miell + 2 lugë niseshte 1 pako biskota (c’do lloj) krem pana për torta fruta të ndryshme të stinës vanilje Fillojmë duke rrahur vezët me…

Krepa!

Receta 2 gota uji me miell 3 gota qumësht 1 lugë gjelle gjalpë te shkrirë Pak kripë, pak sheqer 2 kokrra vezë I përzjejmë të gjithë përbërësit, dhe e rrafim brumin me tel kuzhine, derisa të mos ketë fare kokrriza,,,duhet të dali një brumë më i hollë se i petullave. Shtoni ujë ose qumësht nëse…

Supë me makarona dhe mish viçi (pa vezë)

Supë! Receta mish viçi me kockë makarona fije (1-2 filxhan kafe) majdanoz, kripë, piper gjalpë Për supë zgjedhim mishin që ka më shumë kockë. Vendosim në një tenxhere mishin me ujë, kripë dhe pak vaj. Kur të ketë zjerë plotësisht e kullojmë lëngun, duke hequr mishin veç. E vemë përsëri në zjarr dhe kur të…

Turshi me Patëllxhan!

Receta patëllxhan (10 copë) speca të kuq dhe jeshil (1kg) 1 tufë majdanoz 2-3 kokrra hurdhëra piper i kuq, i zi, i bardhë, jeshil kripë, uthull, vaj ulliri, rigon Pasi i kemi larë të gjitha perimet, fillojmë me patëllxhanet duke i hequr bishtin, dhe i presim pa e çuar thikën deri në fund, duke formuar…

Gjellë me bamje!

Receta 700 gr bamje 2-3 kokrra qepë mesatare 3 kokrra domate te freskëta mish sipas dëshirës kripë, piper Unë për këtë gjellë, veproj kështu: I laj më parë bamjet, i vendos në një kullonjë, dhe pastaj i mbështjell me një pecetë të pastër, që tju thithë ujin. Pasi janë tharë mirë, ju heq bishtin në…

Reçel kumbulle!

Reçel kumbulle! Për 5 kg kumbulla, duhen 3 kg sheqer dhe 2 gota ujë Që reçeli të dali sa më natyral, unë nuk i fus kumbullat në gëlqere, sepse më duket sikur ju ikën shija. I qërova lëkurën, dhe bërthamën dhe i lashë kokërr,,, por meqënse lëkurat kanë dhe ngjyrë dhe vitamina, i zjeva, i…

Reçel fiku!

Reçel fiku kokërr!   Për 5 kg fiq duhen 2.5 kg sheqer dhe 2 gota ujë. Përgatisim në fillim shurupin, dhe pastaj hedhim fiqtë, të cilët i kemi larë më parë, dhe nuk jua heqim bishtin, që të mos hapen, duke i lënë kokërr sic janë,… i zjejmë ngadalë, e ndërpresim zierjen për rreth dy…

Tortë akullore!

Nje torte akullore ne kushte shtepie… Per kete recete duhen: 1 pako biskota (ç’fare do lloj)1 lt qumesht4 kokrra veze3 – 4 luge gjelle niseshtenje pako pana per torta200 gr maskarpone2 filxhan kafe sheqerpak vaniljeFillojme duke bere me pare kremin e verdhe.Rrahim te verdhat e vezeve, bashke me sheqerin, pastaj shtojme niseshten dhe i hedhim…

Fërgesë me gjizë dhe speca!

Receta ime është kjo; 4 kg gjizë 2 kg speca të kuq + 5-6 copë jeshil 8-10 kokrra domate +2 lugë gjelle salcë domate (lëng) 700-800 ml vaj ulliri ose gjelle piper i zi Pasi i kemi larë specat i heqim bishtin dhe farat, i grijmë dhe i skuqim në një tigan me vaj derisa…

Gatim Lepuri

Mish lepuri me perime në furrë Receta 1 lepur 5 qepë të thata + 1 e kuqe 1 kokërr hurdhër 1 karotë 1 presh pa gjethet 2 qepë të njoma 7-8 domate të vogla 2 lugë gjelle salcë domate 1 spec i kuq 1 gotë uji verë e bardhë + 1 gotë ujë vaj ulliri…

Tortë me biskota dhe fruta të freskëta!

Tortë me fruta Një tortë e mrekullueshme, për ju që nuk e dëshironi pandispanjën me vezë. Receta Biskota me kakao (sa të doni) 0.5 lt qumësht 4-5 lugë gjelle niseshte 1 filxhan kafe sheqer 1 pako pana për torta (200ml) 1 filxhan çaji me neskafe të përgatitur, për të lagur biskotat fruta të freskëta, pjeshkë,…

Byrek me kungull, me petë të pjekura!

Byrek me kungull nga kopshti Receta 1 kungull i vogël për byrek 2 vezë të freskëta 3 lugë gjalpë 3 gota qumësht kripë Përgatitja Zem brumin për byrek, si zakonisht me miell, ujë, vaj, 1 vezë dhe kripë. Fillojmë hapim petët, dhe i pjekim sipas mundësive, unë i poqa tek pjesa e poshtme e furrës…

Kek me pjeshkë (nektarin)

Një kek, i mrekullueshëm me pjeshkë (nektarin) Receta 400 gr miell që fryet vetë për ëmbëlsirë (farina) – ose 2 gota uji 200 gr sheqer ose 1 gotë uji 3 kokrra vezë të freskëta 1 filxhan kafe gjalpë +1 filxhan kafe vaj misri 2 pjeshkë 1 filxhan rrush të thatë pak lëkur limoni të grirë…

Liko Shalqini!

Liko shalqini pa gelqere… Duhen 2 kg lëkurë shalqini 1.5 kg sheqer 2 gota ujë lëngun e 1 kokërr limoni Pasi i kemi qëruar cipën jeshile, i grijmë lëkurat e shalqinit dhe i vemë në një enë, hedhim 1 kg sheqer dhe 1 gotë ujë, dhe i vendosim në frigorifer për gjithë natën…Ditën tjetër vendosim…

Komposto luleshtrydhe!

Kompostot e luleshtrydheve Përgatisim shurupin, duke llogarittur për 4 litra ujë 1.5 kg sheqer, dhe 1 lugë kafe limontoz, ose lëng limoni. E zjejmë pak shurupin, pastaj e lemë të ftohet. Pasi i kemi pastruar luleshtrydhet, i mbushim nëpër kavanoza, dhe ju hedhim shurupin sipër, i mbyllim mirë me kapak, dhe i vemë për të…

Gjellë me bizele!

Gjellë me bizele të freskëta nga kopshti… Receta Për 3-4 persona duhen 500 gr bizele mish sipas dëshirës 5-6 qepë të njoma 2 hurdhëra të njoma 2-3 domate të kuqe+një lugë gjelle salcë lëng kripë, piper, majdanoz, rigon Një lugë gjelle miell Përgatitja Pasi i kemi larë qepët dhe hurdhërat, i grijmë imët dhe i…

Gjellë me mashurka!

Gjellë me mashurka nga kopshti, dhe mish vici. Receta 500 gr mashurka (barbunja) mish vici sipas personave 2 kokrra qepë 2-3 speca të gjata jeshile 2-3 patate 2 kokrra domate + 1 lugë gjelle salcë lëng kripë, piper, rigon, hurdhëra sipas dëshirës Përgatitja Në një tenxhere hedhim vajin, qepën, specat e grira, dhe i kavërdisim…

Turli me perime!

Gjellë verore, Turli me të gjitha perimet Natyrale… Receta Mish sipas dëshirës 300-400 gr bamje 2-3 cop patëllxhan 3-4 qepë të thata 3-4 speca jeshile 4-5 kokrra domate 100 gr fasule të njoma 100 gr bizele ose (nje dorë) 2-3 kokrra patate kripë, piper, rigon, majdanoz 3-4 thelpi hurdhëra Përgatitja Në fillim skuqim qepën me…

Zupa me qershi dhe luleshtrydhe!

Zupa Një ëmbëlsirë e freskët për stinën e Verës… Për këto zupa duhen: 1.5 lt qumësht biskota ç’farë do lloj 3 kokrra vezë + 1 të verdhë veze 2 lugë miell+ 2 lugë niseshte 2 fixhan kafe sheqer pak vanilje qershi, luleshtrydhe ose ç’farë të doni krem pana për torta Fillojmë me kremin e verdhë….

Kadaif!

Kadaif me arra! Receta 1 kg kadaif 250 gr gjalpë 500 gr arra pak kanellë ose karafil Në një tepsi të lyer me gjalpë, shtrojmë gjysmën e kadaifit, hedhim arrat e thërmuara me pak sheqer,e spërkasim me gjalpë, dhe pastaj shtrojmë pjesën tjetër, hedhim përsipër gjalpin e shkrirë, dhe e pjekim ne furrë, ne 180…

Bukë misri!

Bukë me miell misri Receta 1 kg miell misri vendi 2 filxhan kafe vaj ulliri, ose vaj misri Ujë i valuar sa të mari (shifeni me sy) Kripë Përgatitja Hedhim miellin në një enë, shtojmë vajin, kripën, dhe nga pak ujë të nxehtë, derisa të dali një brumë i butë, (as i ujshëm as i…

Patëllxhan të mbushur!

Patëllxhan të mbushur! Për 4-5 persona duhen: 1kg patëllxhan 10 kokrra domate 5-6 kokrra qepë 3-4 speca jeshile 100 gr mish të grirë 5-6 thelpi hurdhëra kripë, piper, rigon, majdanoz Përgatitja I presim patëllxhanet përgjys , dhe ju heqim pak tul në mes, i vendosim në ujë me kripë, tju dali hidhërimi,., I pjekim për…

Petulla me lëng, ose qifqi

Ky është një #gatim #tradicional i #Skraparit,,,petulla me lëng ose #qifqi! Receta e petullave 2-3 gota miell gjys luge kafe, sodë buke kripë ujë të vakët vaj për skuqje Zem brumin e petullave si zakonisht, përzjejmë miellin me kripë dhe sodë, pastaj shtojmë ujin e vakët, derisa të bëhet një brumë jo shumë i trashë,…

Speca me oriz në furrë!

Speca të mbushura me oriz DuhenSpeca bufka për mbushje (sa të doni)3 kokrra qepë3 speca të gjata jeshile6-7 kokrra domate2 filxhan caji orizkripë, piper, rigon, majdanoz Grijmë qepën dhe specat jeshile dhe i kavërdisim së bashku në një tigan, (mundesisht me vaj ulliri), shtojmë domatet e grira, të cilave jua kemi hequr cipën me ujë…

Qofte me filetë pule!

Qofte me filetë pule Duhen 400 gr filetë pule 3 kokrra patate mesatare 5-6 qepë të njoma, jo gjethet 2 hurdhëra të njoma, jo gjethet 3 kokrra vezë 2 feta bukë të njomur në ujë 4 kokrra arra kripë, piper, majdanoz, rozmarinë 2 lugë miell Përgatitja Në fillim presim sa më imët filetën e pulës,…

Komposto qershie!

Komposto qershie Këto janë kompostot e qershive, meqënse jemi në sezonin e tyre. Receta Qershi sa të keni ujë sa të marin kavanozat,(duke llogaritur për 5 lt ujë 2-2.5 kg sheqer) 1 luge kafe limontoz, ose lëng limoni të freskët Përgatitja Pasi i kemi larë dhe qëruar bishtat qershive, i mbushim nëpër kavanoza,,,pastaj hedhim ujë…

Kimë me vezë!

Kimë me vezë Përbërësit 300 gr mish i grirë 5-6 kokrra vezë të freskëta 6 kokrra qepë të thata 1 lugë gjelle oriz 4-5 kokrra domate të freskëta kripë, piper, majdanoz, dafinë, selino vaj ulliri, gjys gote verë e kuqe Përgatitja Në një tigan me vaj ulliri, skuqim qepën e grirë imët së bashku me…

Krem karamel!

Krem karamel Duhen 1 lt qumësht 6 vezë të freskëta 300 gr sheqer 1 pako vanilje 6 lugë gjelle sheqer për karamelin Fillojmë duke rrahur më parë vezët me sheqerin, me tel kuzhine. Pasi i kemi rrahur mirë vezët me sheqerin, i hedhim qumështin e nxehtë pak nga pak, dhe vazhdojmë e trazojmë me tel,…

Pulë fshati me patate në furrë!

Pulë me patate Receta 1 pulë fshati ose disa thela 1 kg patate kripë, vaj ulliri piper, rozmarinë, rigon Vendosim thelat e pulës për të zjerë, në një tenxhere, me ujë, kripë dhe pak vaj,,,, kur mishi të ketë zjerë plotësisht, (duke e lënë me lëng) e heqim nga zjarri,,, Pasi i kemi qëruar patatet,…

Paçe me plëndës viçi!

Paçe plëndësi Përbërësit gjysmën e plëndësit, disa zorrë të majme, pak mëlçi të bardhë 2 lugë gjelle miell 2-3 lugë gjelle salcë lëng domate 5-6 thelpi hurdhëra kripë, piper, kopër 2-3 lugë gjelle uthull rrushi Përgatitja Pasi i kemi larë mirë plëndësin dhe zorrët, i shpëlajmë dhe me pak uthull në fund, që ti heqi…

Dollma me gjethe rrushi (japrak)

Ne nga Skrapari i quajmë dollma me gjethe rrushi Përbërësit 40-50 gjethe rrushi 500 gr qepë të njoma një tufë zimbricë, (nenexhik nane, mëndër) bimë jeshile sipas deshirës lëpjetë, labot etj. 2 gota uji oriz kripë, piper, majdanoz vaj ulliri, gjalpë Pasi i kemi larë gjethet e rrushit, i vemë pjesë pjesë në një enë…

Lakror me domate!

  Lakror me domate, me kulacka…. (Një mënyrë, që nuk tregon pikë yndyre) Receta Zëm brumin e byrekut me 2-3 gota uji miell, ujë të vakët, pak kripë, 1 filxhan kafe vaj dhe 1 vezë. E punojmë mirë me duar derisa të bëhet një brumë i butë, dhe e lem pak minuta të mbuluar me…

Supë krem me filetë pule dhe perime!

Receta e supës 200 gr filetë pule 2 kokrra patate 2 karota të mëdha 10 domate të vogla (pomodorini, qershi) ose 3 domate normale 2 qepë të thata 1 hurdhër e njomë kripë, piper, majdanoz 1 kubik konçentrat pule Pasi i kemi qëruar perimet, i grijmë në copa të mëdha, përveç qepës të cilën e…

Çorbë orizi me zimbricë (nenexhik)

Çorbë orizi Receta 2 filxhan kafe oriz 1 tufë qepë të njoma 1 tufë zimbricë e freskët gjysëm limoni (lëngun) 1 gotë uji me kos kripë, piper, vaj ulliri, gjalpë Pasi i kemi larë qepët dhe zimbricën, i grijmë imët dhe i skuqim lehtë sa të zbuten, pastaj shtojmë orizin, kripën, piperin i kavërdisim pak…

Kek me fruta!

Kek Receta 3 gota uji miell (që ka sodën vetë) 1 gotë uji sheqer 4 kokrra vezë 1 filxhan kafe vaj misri 2 kokrra mollë 1 filxhan kafe lëng portokalli 2 filxhan kafe qumësht 100 gr rrush të thatë Në fillim, rrafim vezët me sheqerin të pa ndara, derisa të bëhen si shkumë… Shtojmë me…

Presh me mish në furrë!

Receta 1 kg presh mish viçi sipas personave 3 qepë të thata 1-2 karota gjys gote verë e bardhë kripë, piper, gjethe dafine 2-3 lugë salcë domate lëng vaj ulliri ose gjelle Në një tigan, skuqim qepën e grirë bashkë me mishin dhe salcën, shtojmë verën e bardhë dhe e mbulojmë me kapak,,, Grijmë preshët…

Trileçe!

Trileçe Receta për pandispanjën 350 gr miell= 10 lugë gjelle 300 gr sheqer=10 lugë gjelle 7 kokrra vezë 1 pako pluhur pjekës bekin powder ose 1 lugë kafe sodë buke Për sherbetin 1 kuti qumësht 🐼 panda 1 lt qumësht normal 1 lt pana për torta karamel për trileçe Ndajmë të bardhat veç, dhe i…

Qumështor i ëmbël!

Receta 2 lt qumësht 10 kokrra vezë 10 lugë sheqer 6 lugë gjelle miell ermik ose (simigadhli) 4 lugë niseshte 2-3 lugë gjelle gjalpë vanilje Në fillim rrafim vezët me sheqerin, sa të bëhen si shkumë,,,pastaj shtojmë miellin dhe niseshten i përzjejmë mirë të gjitha, hedhim qumështin, dhe e vemë në zjarr duke e trazuar…

Krem karamel me rrush të thatë!

Krem karamel me rrush te thatë. Emmm…i mrekullueshem!Duhen 1 lt qumësht 6 vezë 300 gr sheqer 1 pako vanilje 100 gr rrush te thatë 6 lugë gjelle sheqer për karamelin Fillojmë duke rrahur më parë vezët me sheqerin, me tel kuzhine. Pasi i kemi rrahur mirë sa te shkrijë sheqeri, i hedhim qumështin e nxehtë…

Supë me makarona!

Supë me makarona Një supë e thjeshtë por shumë e shijshme Receta Mish me kockë (4-5 thela) 2 filxhan kafe makarona fije 1 e verdhë veze gjysëm limoni (lëngun) 2-3 lugë gjalpë majdanoz, kripë, piper 1 lugë gjelle vegeta Për supën zgjedhim mishin qe ka kockë E zjejmë mishin me kripë dhe i marim lëngun,…

Omletë me patate!

Omletë me patate Receta 5-6 kokrra patate 5 kokrra vezë 5 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë e njomë majdanoz i freskët 3-4 lugë gjelle djathë i thërrmuar (parmixhan ose kaçkavall) 2 filxhan kafe qumësht kripë, piper, pak hurdhër pluhur Në fillim qërojmë patatet, i grijmë në formë rrumbullake dhe i ziejmë pak minuta në…

Byrek me kungull!

Byrek me kungull Duhen 1 kungull 2-3 gota qumësht 2 kokrra vezë 2-3 lugë gjalpë të pa shkrirë kripë,vaj për petët Ne fillim zem brumin për byrek me miell, vaj, ujë të vakët,1 vezë , kripë. Hapim petët dhe i lemë të thahen, ose i pjekim. Përgatisim gjellën, duke përzjerë kungullin e grirë, me qumështin,…

Makarona pene me salcë!

Makarona pene me patëllxhane! Receta për 4 persona 1 pako makarona 0.5 kg (c’farë do lloj) Për salcën, të cilën e përgatisim që në Verë, kur perimet janë natyrale dhe e konservojmë nëpër kavanoza të mbyllura hermetikisht 2-3 patëllxhane 3-4 kokrra domate+10 domate te vogla (pomodorini) 2-3 thelpi hurdhëra 3-4 lugë gjelle vaj ulliri 3-4…

Byrek me qumësht dhe vezë!

Byrek me qumësht , djathë, vezë, shoqëruar me dhallë… Duhen 3-4 gota qumësht 3-4 kokrra vezë 100 gr djathë te bardhë gjalpë ose vaj për petët Përziejmë në një enë qumështin me vezët dhe djathin e thërrmuar… Hapim petët, i shtrojmë në tepsi dhe i spërkasim me vaj ose gjalpë, dhe në ç’do 3 petë…

Zupa në kushte shtëpie!

Zupa! Për këto zupa duhen: 1.5 lt qumësht biskota ç’do lloj që të keni 3 kokrra vezë + 1 te verdhë veze 2 lugë miell+ 2 lugë niseshte 2 fixhan kafe sheqer pak vanilje fruta sipas dëshirës pana per torta Fillojmë me kremin e verdhë.Në fillim rrahim vezët me sheqerin, shtojmë miellin dhe niseshten i…

Përshesh me kulaç dhe pulë fshati!

Pershesh me kulac dhe pule fshati! Ky, eshte nje gatim tradicional i Skraparit… Per kulacin 1 kg miell gruri ujë  të vakët, kripë 1 lugë kafe sode Per lëngun 2-3 kokrra qepë, zimbricë, ose nenexhik (menderz) Mire është, që kulacit kur duam ta bëjmë përshesh, mos ti hedhim kos, sepse qulloset,,,kurse kur duam ta hamë…

Bërxollë viçi me perime në furrë!

Receta bërxolla ose filetë viçi (varet nga personat) 4-5 patate 3 kunguj 3 speca të kuqe kripë, piper, rigon Përgatisim më parë bërxollat duke i vendosur në një tigan ku kemi hedhur pak vaj shtojmë kripë, rigon dhe ujë i mbulojmë me kapak derisa të jenë gati dhe të mbetet pak lëng… Grijmë perimet në…

Gjellë me makarona (elb) dhe mish viçi!

Gjelle me makarona elb dhe mish vici! Per 3-4 persona 2-3 filxhan kafe makarona (ose dy-tre te mbushura te dores) mish vici sipas personave 1 qepe e madhe ose 2 te vogla 2 luge salce domate (leng) kripe, piper, rigon, vaj Grijme qepen sa me te vogel, dhe e skuqim se bashku me mishin ,…

Lakror me dy petë, me qepë të njoma dhe gjizë!

Zem brumin me dy grushta miell, ose 2 gota uji me miell, 1 kokërr vezë, pak kripë, 1 filxhan kafe me vaj gjelle, ujë të vakët. E ndajmë brumin ne dy pjesë, petën e poshtme e bëjmë, pak më të plotë…. Qepët e lara i grijmë imët dhe i skuqim në një tigan me vaj…

Kek me karamel

Kek me arra dhe karamel Receta 3 gota uji miell që ka sodën vetë 1 gotë uji me sheqer 3 kokrra vezë 1 filxhan kafe qumësht 1 filxhan kafe gjalpë 1 filxhan kafe vaj misri 100 gr rrush të thatë (ose një dorë) 100 gr arra ose një dorë 4 lugë gjelle karamel (sheqer i…

Pastiçe Tradicionale!

Pastiçe tradicionale Receta 1 pako makarona për pastice, ose spaget nr 5-6-7 1.5 lt qumësht 4-5 kokrra vezë 3-4 lugë gjelle gjizë 100-200 gr djathë i bardhë pak vaj, pak gjalpë Fillojmë duke zjerë makaronat, në ujë me kripë vetëm 5 minuta I kullojmë dhe i hedhim në një enë. Përzjejmë qumështin me vezët duke…

Ballokume!

Ja dhe receta e ballokumeve… (Tradite e ka Elbasani, por na pelqejne edhe ne ti gatuajme) Receta 1 kg miell misri per ballokume 8 kokrra veze fshati 800 gr sheqer pluhur, deri 1 kg 500 gr gjalpe I tretur 1 filxhan kafe finjë (hi zjarri e zjere dhe e kulluar) ose në mungesë të finjës,…

Omletë me Spinaq!

Omletë me spinaq Recete e thjeshte dhe shume e shijshme… 1 kg spinaq 1 pako pana kuzhine 100 gr djathë pice 100 gr djathë të bardhë 3 kokrra vezë 2 gota qumësht kripë, piper, vaj ulliri pak djathë parmixhan Pasi e kemi lare spinaqin, e grijme dhe e vendosim ne nje tave me vaj ulliri…

Patëllxhanë në furrë!

Patellxhane ne furre me djathe pice dhe proshute! Receta Per 4-5 persona duhen 3-4 patellxhane 5-6 kokrra domate 1 pako proshute me feta 150-200 gr djath pice kripe, piper, rigon,vaj ulliri Pasi i kemi lare patellxhanet i presim ne forme te rrumbullaket, i vendosim ne tepsi ju hedhim pak vaj ulliri,dhe ju japim nje pjekje…