Makarona pene me salcë!

  • FB_IMG_1522086205703Makarona pene me patëllxhane!
    Receta për 4 persona
  • 1 pako makarona 0.5 kg (c’farë do lloj)
  • Për salcën, të cilën e përgatisim që në Verë, kur perimet janë natyrale dhe e konservojmë nëpër kavanoza të mbyllura hermetikisht
  • 2-3 patëllxhane
  • 3-4 kokrra domate+10 domate te vogla (pomodorini)
  • 2-3 thelpi hurdhëra
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3-4 gjethe borzilok
  • pak spec djegës,
  • kripë
  • pak sheqer me majë te gishtave
  • Në fillim përgatisim salcën…pasi i kemi larë patëllxhanet i presim ne kubik te vegjël, dhe i vemë në uje me kripë për pak minuta që tju dalë hidhërimi,,,,
  • Në  një tigan hedhim vajin e ullirit, dhe thelpinjtë e hurdhrës, pastaj skuqim patëllxhanet duke i mbuluar me kapak, më pas shtojmë domatet, kripën, specin djegës,  pak sheqer, i mbulojmë përsëri  me kapak dhe i lemë në zjarr te pakët derisa të jenë gati…FB_IMG_1522086217037.jpg
  • Ziejmë makaronat i kullojmë, dhe i shërbejmë me salcën e përgatitur, grijmë pak djathë parmixhan (nëse ju ndodhet)…Ju bëfshin mirë!FB_IMG_1522086200588.jpg

Lascia un commento