Lakror me spinaq me kulaçka

  • Lakror me spinaq! (Një recetë që nuk tregon pikë yndyre)

Receta

  • 500 gr spinaq
  • 2 gota qumësht
  • 1 lugë gjelle miell
  • pak djathë të bardhë
  • vaj ulliri, kripë
  • Pasi e kemi larë spinaqin, e grijmë dhe e shtypim me duar
  • E vendosim në zjarr me vaj ulliri, shtojmë qumështin me miellin, djathin e thërrmuar, e lemë të ajkoset pak dhe e heqim nga zjarri.
  • Për brumin
  • 2-3 gota uji miell
  • 1 filxhan kafe vaj misri
  • 1 vezë
  • pak kripë
  • ujë të vakët
  • Zem brumin, dhe e lëmë të pushojë pak minuta.
  • E ndajmë brumin në dy pjesë dhe formojmë topa të vegjël, duke ndarë 7-8 copë për petën e poshtëme, dhe 5-6 copë për petën e sipërme.
  • Fillojmë i hapim kulaçkat sa pëllëmba e dorës, dhe i vendosim mbi njëra-tjetrën, duke ju hedhur niseshte (sepse vajin e ka brumi) pastaj i tërhollim së bashku një petë. Po kështu, veprojmë dhe me petën tjetër.
  • E vendosim petën në tepsi, hedhim gjellën në mes, dhe vendosim petën tjetër sipër
  • E pjekim në 200 grd, ju bëftë mirë!

Lascia un commento