Patate pure me presh në furrë! 

Pure patatesh me presh në furrë

Receta

  • 1 kg patate të ziera
  • 5 -6 copë presh pa gjethet
  • 3 gota uji me qumësht
  • 5 kokrra vezë
  • 100 gr proshutë
  • 50 gr djathë të bardhë ose 1 copë
  • 100 -200 gr djathë mocarela
  • 10 domate te vogla (qershi)
  • vaj ulliri, kripë, piper, rigon
  • Ne fillim ziejmë patatet, pastaj i qërojmë i shtypim dhe i bëjmë pure.
  • Shtojmë qumështin, vezët, kripë, piper, rigon, i përziejmë të gjitha, sa të dali në formë kremi.
  • Në një tigan me vaj ulliri, skuqim lehtë preshët e grirë, kur të jenë zbutur hedhim proshutën, ose sallamin, djathin e bardhë dhe i heqim nga zjarri.
  • Në një tavë të lyer me vaj ulliri, hedhim gjysmën e puresë që pergatitem më lart
  • hedhim në mes preshin e përgatitur, grijmë djathë pice, ose kaçkavall, shtojmë domatet, pastaj purenë e mbetur.
  • Përsipër grijmë pak djathë parmixhan, ose sipas dëshirës.
  • E pjekim në furrë në 200 grad, ju bëftë mirë!

Lascia un commento