Speca me gjizë!

Specat me gjizë, janë një gatim që preferohet shumë. Por jo të gjithë dinë ti përgatisin ato. Kur i përgatisnin gjyshet tona specat me gjizë, i vendosnin në enë druri (talër quhej), dhe rronin deri në Pranverë, kur hapej ena, të kënaqte era e specave…

Përgatitja

  • Gjiza duhet të jetë e kripur dhe e thatë, jo e ujshme.
  • Specat duhet të jenë bufka të verdha.
  • Pasi i kemi pastruar nga farat, i lemë dy ditë të fishken pak, por jo në Diell.
  • Unë i futa në furrën e sobës në 50 gradë, vetëm 10 minuta.
  • I lashë të ftohen, dhe ju hodha pak kripë kokërr madhe ç’do speci, pastaj i mbusha me gjizë duke i rreshtuar në një enë.

Mbi speca hodha një shtresë gjizë, dhe pastaj speca, dhe përsëri gjizë.Kur të mbushet ena e ngjeshim mirë me lugë, dhe hedhim pak vaj ulliri, mbi vajin vendosim një qese celefoni dhe një dorë kripë kokërr madhe.E mbyllim enën hermetikisht, dhe për 3 javë, janë gati për ti konsumuar.Ju bëfshin mirë!

Lascia un commento